Kosova, partneri kryesor i Shqipërisë në eksporte

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 08:25 | Nga

Shqipëria një dekadë vend anëtare CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore). Pikërisht në këtë 10-vjetor, politika, por edhe specialistët e ekonomisë në Shqipëri kanë gjykuar se kanë shumë gjëra për të reflektuar bashkërisht se çfarë ka ndodhur në këta 10 vjet, shkruan sot Koha Ditore.

“Më pak barriera dhe më shumë lehtësi do të kontribuojnë në rritjen e tregtisë në CEFTA”, kanë qenë refleksionet e pjesëmarrësve të Konferencës 2-ditore Ndërkombëtare “CEFTA, 10 vjet tregti e lirë, sfidat dhe perspektiva”, e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference është të diskutohen arritjet e deritanishme në tregtinë e lirë mes vendeve anëtare të CEFTA, sfidat e ardhshme në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, hapat që duhen ndërmarrë për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, pritshmëritë në bashkëpunimin rajonal etj.

Gjithashtu gjatë këtyre dy ditëve do të diskutohen në panele të veçanta edhe çështje që kanë të bëjnë me dialogun publik-privat, rolin e pjesëmarrjes së biznesit privat në zhvillimin e sektorëve ekonomikë, turizmi dhe roli i këtij sektori si një mekanizëm për të nxitur zhvillimin ekonomik etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme