Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore pas liberalizimit të vizave

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 12:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore pas liberalizimit të vizave, ngase shumë të rinj planifikojnë që të largohen për në vendet e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), me temën “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”.

Sharon Hart, Presidente e Universitetit Amerikan, tha se shumë të rinj kosovarë edhe pse janë të punësuar prapë e kanë në mendje ikjen nga vendi i tyre për në vendet e tjera për shkak të mos pagesës së mirë.

Madje ajo thotë se sipas disa hulumtimeve del se rreth 60% e të rijnve planifikojnë ta lënë Kosovën brenda muajve të ardhshëm.

Zgjidhjen ajo e sheh vetëm të një sistem i mirëfilltë arsimor që do të mundësonte kualifikimin e duhu, por sipas saj, e rëndësishme është që të mbështeten edhe bizneset private në vend.

“Sipas disa hulumtimeve që kam lexuar rreth 60% e të rinjve planifikojnë ta lënë Kosovën brenda këtyre viteve të ardhshme, para jush ka sfida dhe deri në 2018 shoh se 55% e të rinjve në Kosovë janë të papunësuar. Liberalizimi do të ketë ndikim ngase do të ketë kërkesa për fuqi punëtore dhe do të ketë edhe rritje të pagave”, shtoi ajo.

“Kemi sfida nuk është vetëm ata pa punë që duan të ikin, por edhe ata qe janë të punësuar. Duhet të shohim mundësitë që mund të jenë të dobishme. Kur shoh mundësitë që ka Kosova, unë shoh që ka mundësi të mrekullueshme, por edhe sfida të mëdha, mendoj se fusha ku mund të përmirësohemi shumë dhe sjell biznesin në sektorin e arsimit është që duhet të gjejmë zgjidhje për kompanitë vendore”, tha ajo.

“Institucioni im së fundi ka bashkëpunuar me një kompani që po vjen në Kosovë dhe kërkon 100 punëtorë të rinj. Ne po punojmë me ta që të sjellim disa individ me fuqi punëtore të i trajnojmë ata e cila është një industri prodhimi në mënyrë që kur të vijnë ata në Kosovë ne të kemi të përgatitur fuqinë punëtore”, tha ajo.

Lah Nitaj, Drejtor i Autoritet Kombëtar të Kualifikimeve tha se Kosovës ende i duhet punë të për të përmirësuar sistemin arsimor që do të mundësohet kualifiko të duhur për të rinjtë.

Ai tha se Qeveria duhet të ketë prioritet arsimin, pasi që e ardhmja e vendit varet nga cilësia në arsim.

“Ne tashmë 10 vite pas pavarësisë nuk mund të ankohemi se kemi mungesë të legjislacionit në fushën arsimore apo resurseve profesionale për të menaxhuar dhe drejtuar institucionet arsimore, por kemi mungesë më arritjen e profilizimit dhe rritjes së cilësisë në të gjitha nivelet dhe profilet”, tha Nitaj.

“Duke qenë për një kohë të gjatë në arsim në Ministrinë e Arsimit dua të kthej vëmendje se qeveritë e deri tanishme përkundër përpjekjeve që kanë bërë në arsim nuk kanë arritur që programim politik ta ndërtojnë në nivele tilla që ne mundemi me gjet zgjidhje për këtë kapital të rëndësishëm që të krijojë mundësi për të rinjtë tanë në tregun e punës”, tha ai.

“Një shoqëri dhe shtet që i ka dhënë zgjidhje arsimit, ka ndërtuar të ardhmen. Në Kosovë në vitet e pasluftës deri tani jemi përballur me inflacion në sistemin arsimor duke mos pasur vëmendje me krijuar mundësi që tregu dhe ekonomia jonë ka nevojë për njerëz që kanë shkathtësi në punë”, shtoi Nitaj.

Tim Sparkman, Drejtor i Projektit Enhancing Yoth Employment, tha se krijimi i kulturës për fuqinë punëtore nuk mund të arrihet brenda një viti, ajo kërkon më shumë punë.

Driton Hapçiu nga kompania “Cacttus” tha se shkathtësia punëtore nuk varet nga diploma që jep një universitet, por që kërkohet punë e angazhim, raporton EO.

Edhe Hapçiu tha se me liberalizim të vizave, Kosova do të ballafaqohet me mungesë të punëtorëve, jo vetëm punëtore te teknologjive por në të gjitha sektorët do të ketë mungesë të punëtorëve.

“Në vitin 19999 dhe 2000 në kompaninë tonë nuk kemi pasur punëtorë të cilët kanë pasur të kryer fakultet dhe nuk ka qenë i diplomuar për arsye se dija që kanë marrë ata në Universitetin publik nuk ka qenë me kërkesat e një kompanie që ka nisur me shpërnda internetin në Kosovë dhe kjo sfidë na ka përcjell deri në vitin 2001”.

Ai tha se edhe në kompanitë më të mëdha si “Apple”, “Samsung” nuk është kriter punësimi shkollimi dhe arsimimi i punëtorëve, por shkathtësitë dhe trajnimi.

“Në kompani ne punësojmë individ që kanë dije, aftësi, shkathtësi, jo shkollim dhe CV. Ne nuk punësojmë njerëz me CV ku rreshti i parë tregon për edukim, është e rëndësishme që dikush ka diplomuar është shkolluar ka mësuar sepse ajo tregon se sa ka mundësi ai me marr shkathtësi të reja, por ajo nuk na tregon se sa mundet me qenë i aftë me punuar në atë sektor ku ne punojmë”, tha ai.

Të ngjashme