Kosova synon vitin tjetër të jetë pjesë Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 11:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), ka shënuar Ditën Botërore të Standardeve. Ky takimi u organizua me qëllim shënimin e themelimit të bashkëpunimit me dhe anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Standartizimit ISO, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Kosova pretendon që vitin e ardhshëm të jetë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO).

“Një çështje preokupuese na mbetet mos akreditimi i SLES këto di të implementoheshin në shkallën më të lartë. Le të mjaftohemi me gjuhën e përbashkët të standardizimit. Standardizimi funksionin me kodin e praktikës së mirë nëse për AKS është e pamundur realizimi i cenit. Dëshiroj që vitin e ardhshme AKS-ja të jetë pjesë e ISO”, ka thënë Hasani.

Kryetari i Këshillit Profesional të Standardizimit, Driton Dalipi, ka thënë se roli i AKS-së është kyç në  zhvillimin ekonomik privat.

“Më vjen mirë që sektorit provat i është dhënë mundësia e të bërit biznes, por shpresojmë që kjo mundësi të na jepet edhe jashtë shtetit”, ka thënë ai.

Hafiz Gara, kryeshef i standardizimeve ka prezantuar, video-rapotin i cili tregon se pse standardet sjellin jetë më të mirë për qytetarët.

“AKS prioritet ka standardet e harmonizuara evropiane dhe standardet që i kërkon ekonomia e vendit. aks i siguron të interesuarve të gjitha standardet e publikuara nga organizatat evropiane të standardizimit”, ka thënë ai.

Synimi i Ditës Botërore të Standardeve është informimi i institucioneve, industrisë dhe konsumatorëve për rëndësinë e standardeve në ekonominë globale. Dita e parë Botërore e Standardeve u festua në tetor të vitit 1970.

Të ngjashme