Lansohet programi 49 milionë dollarësh i MCC-së

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 11:27 | Nga Kaltrina Zymberi

Zyrtari Kryesor Operues i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, dhe kongresmeni amerikan Eliot Engel, kanë lansuar “Programin e Pragut të Kosovës” që është nënshkruar në shtator.

Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqendrim në reformat institucionale dhe të politikave, raporton Ekonomia Online.

Zyrtari Kryesor Operues i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, tha se Kosova ka potencial për zhvillim dhe në këtë drejtim do ta ketë përkrahjen e ShBA-së.

“Kosova ka potencial për zhvillim dhe në këtë drejtim do ta ketë përkrahjen e ShBA-së. Është vërtete mikë i Amerikës njëjte sikurse Amerika që është mikë i mirë i Kosovës”, tha ai.

Se Amerika do ta mbështes Kosovën e rikonfirkomi edhe një here kongresmeni amerikan Eliot Engel.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Serbia edhe Kosova të jenë pjesë e BE, prandaj edhe roli i ShBA-së është i pashmangshëm në këtë proces.

“E di që Kosova nuk është ende ne OKB për shkak të telasheve që krijon Serbia dhe Rusia de Kosova ka humbur në UNESCO pikërisht për faj të Serbisë. Nëse edhe Serbia do të jetë pjesë e kësaj familje nuk duhet të minoj punët e shtetit tjetër sepse nuk është fer që Kosova të bllokohet”.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, dha arsyet pse ky fonacion është i rëndësishëm për Kosovën.

Haradinaj ka falënderuar presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, por edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa që sipas tij, kanë dhënë kontributin e tyre për këtë fondacion.

“Sot po e konfirmojmë një kapitull të ri të bashkëpunimit me Amerikën. Gëzohem sot që kemi fondacionin amerikan për të kontribuar përmes agjencionin të Sfidave të mileniumit. Populli i Kosovës falënderon edhe kongresmenin Engle”.

“Mendoj që tri gjëra janë të rëndësime e para është de ky është një ndihmë nga populli amerikanë, ne kemi plotësuar kushtet e kërkuara të cilat do t’i mbajmë e dyta është se fusha e cila financohet është nga ato që i kemi përzgjedhur vet dhe treta është se do të luftim luftën e korrupsionit e krimit të organizuar dhe ne do të marrim edhe shumë më shumë ndihmë financiare”.

Collen Hyland, zëvendësambasadorja, e ShBA-së, tha se drejtori i MCC kanë punuar shumë për këtë fondacion.

“Të gjithë kemi optimizmin dhe krenarin duke kuptuar që pa bashkëpunimin tinë nuk do të kishte impakt në Kosovë. Presim që ky fondacion mos të pres por të filloj sa më shpejt”, ka thënë ajo.

Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurt me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit. Të dyja këto janë gjëra kritike që kufizojnë rritjen në Kosovë.

Programi i pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve i cili përqendrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë.

Të ngjashme