Lekaj ofron përkrahje për organizatën AOK

????????????????????????????????????
Prishtinë | 13 Pri 2018 | 14:44 | Nga

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në takim një organizatë joqeveritare AOK-Astronomy Outreach of Kosovo, të kryesuar nga Pranvera Hyseni, kryetare e shoqatës, Milaim Rushiti, nënkryetar, inxhinierin e NASA-s James Werner si dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj organizate.

Synim i këtij takimi ishte nevoja që ka kjo organizatë, për Ministrinë e Infrastrukturës, duke ndikuar kështu në fuqizimin e aktivitetit të kësaj organizate përmes asfaltimit të rrugës drejt observatorit ose qendrës kryesore që pritet të ndërtohet.

Gjithashtu kryetarja e këtij klubi, Pranvera Hyseni, e ceku se këto janë mundësi të mira për të participuar edhe në Kosovë, në shkencë dhe teknologji, për arsye se kjo qendër nuk po krijohet vetëm për organizatën tonë, por aty do të kenë qasje të gjitha shkollat dhe qytetarët e Kosovës, prandaj do të jetë e hapur për publikun.

“Është një hap shumë i rëndësishëm edhe për ekonominë e Kosovës, pasi sipas hulumtimeve, nuk ka asnjë qendër observatore në fushën e astronomisë në Kosovë”, ceku Pranvera Hyseni.

Ministri Lekaj, duke i uruar për punën dhe angazhimin e tyre në shkencë, e sidomos në astronomi, e cila në Kosovë nuk gjenë hapësirën e duhur, i ofroi kësaj organizate përkrahje aty ku mundet, pasi sipas tij, gjeneratat e reja të përkushtuara në shkencë, meritojnë mbështetje të fuqishme.

Lekaj tha: “Është shumë e rëndësishme mbështetja e shkencave, e cila në Kosovë nuk ka një hapësirë të mjaftueshme. Prandaj sa i përket përgjegjësive të Ministrisë së Infrastrukturës, do ta keni mbështetjen time. Do ta përkrahi këtë iniciativë, por edhe këtë implementim që të jetë realitet në të ardhmen”. ​

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme