Ligjit për Trepçën ia shohin hairin edhe Obiliqi, Drenasi e Hani i Elezit

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 08:38 | Nga

Ndryshime ligjore janë iniciuar të enjten në Kuvend, me qëllimin për t’i bërë edhe komunat e tjera të Kosovës përfituese të rentës minerare sikur që, me Ligjin për “Trepçën”, janë bërë komunat në territorin e të cilave ndodhen minierat e gjigantit më të madh metalurgjik.

Deputeti Shaip Muja i ka propozuar ndryshimet.

Nëpërmjet shtimit të një paragrafi në ligjin bazik për miniera dhe minerale, komunat do të sigurojnë “infuzion financiar” nga renta minerare, e cila është një formë qiraje për burimet natyrore të nxjerra nga, mbi dhe nën toka e Kosovës.

Përfitues më të mëdhenj parashihet të jenë Obiliqi, Drenasi e Hani i Elezit, për shkak se në territorin e tyre operojnë KEK-u, Ferronikeli dhe Sharr Cemi. Bashkë me “Trepçën” dhe operatorë të tjerë më të vegjël, paguajnë rentë vjetore prej më shumë se 30 milionë eurosh, e të cilat derdhen në buxhetin e shtetit, shkruan Koha Ditore.

Kjo, pavarësisht se shumë shtete, në mesin e të cilave edhe Shqipëria, rreth 25 për qind të të hyrave të kësaj natyre, i derdhin në buxhetet komunale ku kryhet aktiviteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme