Limaj: Do t’i përkrahim prodhuesit vendës me qëllim shtimin e vendeve të punës

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 15:00 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur në takim pret në takim “Klubin e Prodhuesve të Kosovës”, u premtoi mbështetje, duke theksuar se do të gjejnë rrugë dhe forma të bashkëpunimit me qëllim të stimulimit, krijimit të lehtësirave dhe mundësive që prodhuesit vendor ta kujdesin dhe respektin e Qeverisë.

Limaj iu premtoi atyre se është kjo qeveri që do t’i jap vendin e merituar prodhimit vendës, raporton Ekonomia Online.

“Ne patëm takim me klubin e prodhuesve dhe patëm rastin që këta të na informojnë me angazhimet punën poashtu me na informua me pengesat kërkesat të cilat po ballafaqohen prodhuesit vendor.

“Ky takim do të shërbej si informues që në bashkëpunim me prodhuesit tonë që të marrim masa në funksion të zhvillimit të vendit tonë dhe për të dërguar një mesazh sepse ky është shteti i tyre dhe ne jemi këtu për tu ofruar të gjitha mundësit me qëllim të shtimit të kapaciteteve për rritjen e vendeve të punës dhe që duke respektuar ligjet do të keni një mbështetje të fortë prodhimit vendor përmes të cilit të përmirësohet mirëqenia”, tha Limaj.

Kryetari i klubit të prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, tha se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me qeverinë.

“Ne jemi shumë të lumtur për këto fjalë dhe neve na mbetet për të ju mbajtur për fjalë dhe shumë shpejt sot të jemi këtu dhe na vjen shumë mirë që i dëgjuam këto fjalë që neve na japin shpresë dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me juve”.

Të ngjashme