Lluka: “Kosova e Re”, investimi më i madh, ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 13:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në fjalën e tij me rastin e panairit të produkteve vendore ka thënë se investimi më i rëndësishëm në këto vitet e fundit në Kosovë është ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, i cili do t’i eleminojë humbjet e bizneseve sa i përket energjisë, raporton Ekonomia Online.

“Projekti “Kosova e Re”, është investimi më i madh në Kosovë. Ky është kapaciteti i parë i cili është bërë për të zëvendësuar kapacitetet e Kosovës A. Kjo do të ndikojë në përmirësimin e ambientit dhe ajrit. Fokusi ynë është që t’i eleminojmë humbjet e bizneseve sa i përket energjisë elektrike. Ndërtimi i Kosovës së Re do të ketë ndikim indirekt edhe tek bizneset”.

“Projekt tjetër është edhe Kosova B. Duhet t’i kemi 20 përqind të kërkesave për energji nga energjia e ripërtritshme. Kemi një bashkëpunim me Bankën Botërore, ku do të marrim një kredi për energjinë e ripërtritshme. Sektori i energjisë ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për investime”, tha ministri Lluka.

Lluka me këtë rast ndau edhe mirënjohje për punëdhënësit më të mëdhenj përgjatë këtyre 10 viteve.

Të ngjashme