Lluka: Kosova nuk është e vetmja që planifikon të sigurojë rrymë nga qymyri

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 18:02 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se Kosova nuk është e vetmja palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë që planifikon të sigurojë furnizimin me energji nga qymyri.

Lluka në një shkrim në Facebook ka bërë të ditur se janë dhjetëra projekte për ndërtimin e termocentraleve në tërë Evropën, transmeton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se këto projekte respektojnë standardet mjedisore evropiane.

“E përbashkëta e këtyre projekteve në njësitë e reja, është se ato garantojnë respektimin e standardeve mjedisore evropiane, përmes instalimit të teknologjisë më moderne”, ka shkruar Lluka.

Termocentralet e planifikuara dhe ekzistuese me qymyr në EvropëKosova nuk është e vetmja palë kontraktuese e…

Posted by Valdrin Lluka on Thursday, April 19, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme