Lluka: Pagat e punëtorëve të Postës mund të vonohen sërish

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 12:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të gjejë zgjidhje për krizën që po kalon Posta e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Por sipas tij, mund të ketë sërish vonesa të pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Ai tha se për të zgjidhur problemin e Postës, duhet të ketë forma të tjera, për të siguruar shërbim të vetëqëndrueshëme.

Lluka, këto komente i bëri pas takimit me kryeshefin e Telekomit, Gent Begolli, dhe Bordin e Drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

“Përderisa është në situatën që është, do të ketë probleme në baza mujore. Për momentin është përfunduar për arsye se Telekomi i ka derdhur disa mjete në llogarinë e Postës, dhe i ka mbuluar pagat, mirëpo prapë do të vjen një muaj tjetër, ku do të ketë vështirësi për paga. Për të zgjidhur problemin e Postës, duhet të ketë forma të tjera, për të siguruar shërbim të vetëqëndrueshëme”.

Lluka ka sqaruar se janë duke diskutuar me Postën që të fillojnë dhënien edhe të disa shërbimeve postare të institucioneve shtetërore që kryhen nga kompanitë private, t’i merr nën menaxhim kjo ndërmarrje.

Këto shërbime tha ai do të mundësonin rritjen e të hyrave për Postën me rreth 2 milionë euro në vit. Por Lluka ka paralajmëruar edhe uljen e pagave, raporton EO.

“Jemi në diskutim me Postën që t’i fusim disa shërbime tjera të institucioneve shtetërore të ndryshme të bëhen përmes Postës, siç është p.sh. shpërndarja e skemave sociale. Janë diku rreth 20 skema sociale, dy prej tyre shpërndahen përmes postës, ka mundësi shumë më tepër. Janë disa ndërlikime ligjore të cilat së bashku me ministrin e Punës jemi duke shikuar me i zgjidhë”.

“Ka pastaj edhe shërbime tjera postare që përdoren nga kompani private, ka shërbime që janë në ministri të Punëve të Brendshme për çështje të regjistrimit, pra të gjitha këto mund t’i ngrisin të hyrat për Postën me rreth 2 milionë euro në vit”.

“Nëse një gjë e tillë ndodh, 2 milionë nga 12 milionë që i ka në qarkullim, do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e nevojshme për Postën, që të jetë e vetëqëndrueshme dhe afatgjate, pa pasur nevojë për subvencion. Nëse ato nuk ndodhin, ose duhet të subvencionohet, ose duhet të ulen pagat”.

Me këtë rast Lluka potencoi se nuk do të lejojë që të ketë gradime të punëtorëve pa meritë në Telekom, ndërmarrjen lkjo që akuzohet për numër të madh të punëtorëve e punësime pa kriter e gradime pa kritere.

Ai pati fjalë të mirë të mira punë që po bëhet në këtë ndërmarrje, ngase sipas tij, është thyer rekord i të hyrave që nga viti 2009.

“Nuk do të ketë gradime të punëtorëve pa meritë që mos të kemi demotiv të punëtorëve pa merita, shkollim etj. Qysh në fillim të marrjes së mandatit ka qenë i interesuar që të rritet performanca e ndërmarrjeve publike”.

“Me kryeshefin e Telekomit tha se kanë bërë një plan për t’i kthyer imazhin kësaj kompanie. Sipas tij, të hyrat kanë thyer rekord në dy muajt e fundit, që nga viti 2009. Nëse të hyrat rriten dhe koston e shpenzimet mbeten të ndejat, ose zvogëlohen kjo është rruga e duhur për ta ristrukturuar Telekomin”.

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli tha se nga menaxhmenti i kaluar kanë trashëguar borxhe e numër të madh të kontratave, madje edhe numër të madh të punëtorëve.

Por edhe ai përmendi të hyrat që kanë arkëtuar prej se ai ka marrë nën menaxhim këtë ndërmarrje publike.

“Një ndër lajmet e mira që ia kumtuam ministrit se Telekomi i Kosovës ka thyer rekord në muajin gusht prej 8 milionë e 741 mijë euro të hyra, në muajin korrik po ashtu kemi pasur të hyra të mëdha shumë më mirë se muajt e tjerë.

“I falënderoj qytetarët e Kosovës dhe konsumatorët të cilat na kanë ndihmuar dhe ka qenë një shumë e madhe që ka ardhur nga bashkatdhetarët”, tha ai.

Të ngjashme