Lluka paralajmëron ndaljen e nxjerrjes ilegale të thëngjillit, thotë se është ndotësi më i madh

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 10:47 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, është zotuar se ministria që udhëheq është e përkushtuar në mbrojtjen e ambienti.

Si veprim për të dëshmuar këtë, tha së është ndalesa e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut, si masë për të zvogëluar përdorimin e pakontrolluar të thëngjillit, raporton Ekonomia Online.

“Për ta treguar përkushtimin tim ndaj ambienti një vendim që kemi marrë ka qenë edhe ndalesa e dhënies së thëngjillit si dhuratë te punëtorët e KEK-ut hap i parë për ta zvogëluar konsumin e thëngjillit në forma të pakontrolluara”.

Lluka, gjatë fjalës së tij në konferencën për tranzicionin e energjisë “Sfidat dhe mundësitë në Kosovë dhe rajon”, ka bërë të ditur se së shpejti do të ndalohet edhe nxjerrja ilegale e thëngjillit.

“Tash jemi duke punuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ndaluar nxjerrjen ilegale të thëngjillit sepse besoj dhe është raporti i Bankës Botërore se ndotja kryesore në Prishtinë dhe në tërë Kosovën rreth 60 për qind e gjithë ndotjes vjen nga djegia e thëngjillit në shtëpi dhe biznese në formë të pakontrolluar dhe pa filtra”.

Në këtë konferencë të organizuar nga ‘Balkan Green Foundation’, ministri Lluka tha se puna e tyre bazohet në katër objektiva kryesore, sigurinë e furnizimit me energji, që çmimet e energjisë të jenë të përballueshme për qytetarët dhe bizneset, të mbrohet ambienti, si dhe të krijohen vende të punës.

“I kemi sfidë katër probleme, zëvendësimi i kapacitete rigjeneruese konvencionale, nxitja e mëtejme e prodhimit të energjisë së pastër. Zëvendësimi i kapaciteteve rigjeneruse, termocentrali është në fazën e përzgjedhjes së operatorin për ndërtimit të tij. Janë katër kompani serioze. ‘Countru Global’ po punon në sigurimin e fondeve”.

Lluka theksoi se qëllimi është ta zëvendësimi i energjinë së vjetruar të termocentralit “Kosova A”, në këtë mënyrë sipas tij, ajri do të përmirësohej shumë më tepër.

“Po flasim për një përmirësim shumë të rëndësishëm në reduktimin e emetimit që bëhet në ambient. Pjesë tjetër shumë e rëndësishme është rehabilitimi i ‘Kosovës B’. Po flasim për mbi 20 herë ndonjë që lejohet sot, prandaj tregon urgjencën që ka ‘Kosova B’”.

Lluka u shpreh se janë duke punuar në sigurimin e 800 milionë eurove për investime në “Kosovën B”, që llogaritet si një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Ai shtoi se ekzistojnë bllokada me Shqipërinë si pasojë e mos respektimit të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo sipas tij, shkakton rreth 25 milionë euro humbje.

“Me ZRrE jemi duke punuar për të shikuar mundësitë e lehtësimit sepse ankesat kanë qenë se marrëveshjen për blerjen e energjisë nuk është e banueshme. Aplikomi i masave të efiçientës të energjisë, është me rendësi që kemi 80 milionë euro për investime që vijnë shumica nga donatorët”.

“Implementimi i masave na mundëson krijimin e një tregu përkatës të efiçientës. Do të përfitojnë disa sektorë. Kosova është dike bërë planin e përbashkët për energji dhe klimë. Ky plan do të harmonizojë politika më të mira. Kosova mbetet e përkushtuar të vazhdojë reformat në kuadër te traktatit të energjisë”.

Drejtori i “Balkan Green Foundation”, Visar Azemi, vlerësoi se një nga përfitimet kryesore nga tranzicioni i energjisë është shtimi i vendeve të punës.

“Potencialet e mëdha në burimet e ripërtërishme dhe në efiçiencën e energjisë na bën te shohim mundësitë. Tranzicioni i energjisë ka benifite të mëdha duke filluar nga shtimi i vendeve e punës. Kosova nuk duhet të jetë vetëm spektatore por të bashkëpunojë me partnerët. Sëbashku me partnerët gjerman do të bashkëbisedojmë për këto tema”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka shprehur shqetësime për gjendjen e keqe të pyjeve, duke kërkuar që të ndërmerren masa në mbrojtjen e tyre.

“Është emergjente të fillohet të punohet. Edhe pse Qeveria ka caktuar synimet sa i përket energjisë se ripërtërishme, ende jemi larg për të parë zbatimin e një energjie të përzier në këtë shtet. Çmimet e energjisë, klima dhe shëndeti. Kjo kërkon një hulumtim për linjitin, derivateve fosile. Në Prishtinë kudo që ecë sheh duke shitur dru”.

Held vlerësoi se ka shumë përfitime nga transformimi i energjisë, duke filluar nga ato shëndetësore, mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset, si dhe krijimin e vendeve të punës, raporton EO.

“Kosova ka mbështetjen, gjermania është shumë aktive në temën e efiçiencës së energjisë”.

Riccardo Serri nga zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë, ka deklaruar se Kosova duhet që të integrohet gradualisht në tregun e energjisë së BE-së dhe të afrohet me standardet e saj.

“Kjo do të bjer në pajtim me rregullat dhe praktikat tona. Rregullat e konsumimit të energjisë të jenë në pajtim me rregullat tona. Sfidat do të jenë evidente. Është e domosdoshme, është fakt që furnizimi me energji nuk është i besueshëm dhe është ndotës dhe kjo ka pasoja të mëdha”.

Serri ka deklaruar se BE-ja është e përkushtuar në sektorin e energjisë në Kosovë, pasi sipas tij, në të kanë investuar mbi 500 milionë euro dhe se do të vazhdojnë përkrahjen.

“Ajri i pastër është një prej prioriteteve, është prioritet financimi i vendosjes së filtrave në ‘Kosovën B’”.

Image may contain: 1 personImage may contain: 1 person, indoor

Image may contain: one or more people, crowd and indoorImage may contain: 1 personImage may contain: 1 person, suitImage may contain: 1 person, suitImage may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people standing

Të ngjashme