Lluka priti Bordin e Trepçës, kërkon angazhim për përmirësimin e performancës

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 14:49 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim pune Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e përmirësimit të performancës të saj.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar shqetësimet lidhur me rënien e prodhimit në Trepçë në vitet e fundit, me ç’rast u diskutuan edhe masat e mundshme afatshkurtra për rritjen e prodhimit që do të ndikonte në zhvillimin e gjithmbarshëm të ndërmarrjes.

Ministri Lluka kërkoi më shumë angazhim nga Bordi i Trepçës me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje, ndërsa theksoi se mbështetja e MZhE-së nuk do të mungojë.

Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishte progresi i realizimit të marrëveshjes të Qeverisë me Sindikatën e Trepçës për asetet e kësaj ndërmarrje dhe benefitet sociale të minatorëve që dalin nga ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme