Lluka: Qeveria s’mund t’ia kthejë Postës brenda vitit borxhin prej 5 milionë euro

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 13:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, në raportimin para komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se është e pamundur që Qeveria e Kosovës brenda vitit t’i kthejë borxhin prej 5 milionë euro që i ka Postës, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria e Kosovës nuk i ka mbushur obligimet që i ka pasur ndaj Postës së Kosovës. Qeveria obligohet rreth 1 milion euro në vit t’i paguaj postës. Për 5 vite janë rreth 5 milionë.  Situata e Postës është duke u përkeqësuar, edhe këtë muaj do të ketë probleme të mëdha me pagat”.

“Duam të marrim përgjigje për borxhin e qeverisë që ka ndaj postës”, tha Lluka gjatë raportimit para Komisionit për Zhvillim Ekonomik.

Ai këtë e ka bërë të ditur pas pyetjes së deputetit i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili kërkoi të di për borxhin që Qeveria i detyrohet Postës.

“Qeveria e Kosovës nuk i ka mbushur obligimet që i ka pasur ndaj Postës së Kosovës. Qeveria obligohet rreth 1 milion euro në vit t’i paguaj postës. Ku për 5 vite janë rreth 5 milionë”.

“Situata e Postës është duke u përkeqësuar, edhe këtë muaj do të ketë probleme të mëdha me pagat. Duam të marrim përgjigje për borxhin e Qeverisë që ka ndaj postës”, ka thënë Krasniqi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme