Lluka zotohet se bordi i “Trepçës” zgjidhet në fillim të vitit të ardhshëm

Mitrovicë | 28 Dhj 2017 | 14:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka është takuar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, raporton Ekonomia Online.

Lluka pas takimit tha se me Bahtirin diskutua për minierën e “Trepçës”. I pari i Zhvillimit Ekonomik me këtë rast u zotua se bordi drejtues i “Trepçës” do të zgjidhet në fillimin e vitit të ardhshëm.

Më pasi ai foli edhe për projekte e tjera që do të investohen në këtë komunë. Lluka tha se MZhE ka ndarë 1 milion euro për ujësjellësin e Mitrovicës.

“Jam i sigurt për sukseset e Mitrovicës që kam me ndodh, jam i sigurt që Mitrovica do ndryshojë në të mirë. Biseduam për subvencionimin e mëtejmë për ujësjellësin e Mitrovicës, dhe kemi ndarë 1 milionë euro për shpenzimet që vitin e ardhshëm të rregullojmë këtë çështje, biseduam për ‘Trepçën’, është përmbyll afati janë 140 aplikantë dhe do ta kemi një bord funksional ta finksiaolizojmë ‘Trepçën’ sepse është shpirti i Mitrovicë”.

Lluka theksoi se MZhE së bashku me komunën e Mitrovicës kanë punuar për të arritur marrëveshje me GIZ-in gjerman për të bërë studimin e fizibilitetit për ngrohtoren e qytetit.

“Biseduam për ngrohtoren e qytetit kemi marr iniciativë që të furnizohet me ujë të ngrohtë nga ‘Trepça’ është nënshkruar një marrëveshje me GIZ-in që të bëhet studimi i fizibilitetit që e dëshmon rëndësinë e ngrohtores për krijimin e ngrohtores në Mitrovicë”.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, falënderoi ministrin Lluka për angazhimin dhe pohoi se vetëm puna e përbashkët e ministrisë dhe komunës sjell sukses në projekte.

“Sqaruam disa çështje në aspektin e zhvillimit ekonomik, njëkohësisht për ‘Trepçën’, në mendim të përbashkët ti qojmë përpara proceset që na presin, Bashkëpunimin që kemi vetëm si të përbashkët mund ti zgjedhim problemet dhe mund të jemi në rrugë të mbarë”.

Të ngjashme