Lluka zotohet se nga shtatori Fushë-Kosova do të furnizohet 24 orë me ujë

Fushë-Kosovë | 07 Qer 2018 | 10:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtatori do të jetë muaji kur qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijes.

Kështu bëri të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, gjatë vizitës që bëri sot në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Kreu i MZhE-së tha se është e çuditshme se si për një kosto simbolike, Fushë-Kosova ka mbetur pa ujë të pijes deri më tani.

Ai tha se është çështje javësh marrja e vendimit për financimin e këtij projekti dhe pas kësaj, sipas Llukës, mbetet çështja e tenderimit.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, falënderoi ministrin për angazhimin  duke premtuar se së bashku do të punojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas drejtorit të KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, i cili mori pjesë në takim, arsyeja e mosfurnizimit të Fushë-Kosovës me ujë të pijshëm, ka qenë mungesa e financimit.

Por ky problem, sipas tij, do të zgjidhet shumë shpejt. Abdullahu bëri të ditur se i gjithë projekti do të kushtojë 400 mijë euro.

Të ngjashme