Marchitto: Rritja e paqëndrueshme ekonomike nuk siguron zhvillim e ulje të papunësisë

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 10:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka mbajtur të martën konferencën ndërkombëtare “Qasja në financa, kreditimi bankar dhe sektorët bankarë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”.

Në përmbyllje të kësaj konference, Barbara Marchitto, udhëheqëse e Divizionit për Analiza të sektorit financiar në Bankën Evropiane për Investime (EIB), falënderoi BQK-në për mirëpritjen dhe organizimin e kësaj konference. Ajo theksoi se rritja ekonomike në rajon ka shënuar progres, por sipas saj, nëse rritja ekonomike nuk është gjithëpërfshirëse nuk garanton zhvillim e ulje të papunësisë, problem ky që po përcjell vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket sektorit financiar Marchitto tha se ka vështirësi, por të cilat mund të tejkalohen nëse ka vullnet.

“Rritja ekonomike i është kthyer rajonit. Një varg masazh janë ndërmarrë për të adresuar kreditë joperformuese edhe vështirësitë tjera në sektorin financiar. Megjithatë zhvillimi apo rritja ekonomike nuk është në nivelet që ka pasur para krizës dhe vetëm rritja ekonomike gjithëpërfshirëse dhe nëse është kusht i domosdoshëm nuk zgjidh të gjitha problemet që përballen ekonomitë në rajon duke u nisur nga papunësia e lartë, e çekuilibrit të madh të jashtëm dhe kreditë shumta joformuese”, tha Marchitto.

Marchitto u shpreh se duhet krijuar institucione të fuqishme jo vetëm në sektorin financiar, por edhe në sektoret tjera për të ngritur besimin e  investitorëve, por edhe për të promovuar zhvillimin e tregut vendor.

“Dëgjuam për rëndësinë e reformave strukturore dhe përshtatjeve strukturore dhe të mos jetë kjo një mesazh krejtësisht jo inovativ, por mendoj që gjatë ditës dëgjuam patëm argumente domethënëse dhe të thella për reforma strukturore, nevojën për të krijuar institucione të fuqishme dhe për të pasur institucione të fuqishme jo vetëm në sektorin financiar, por edhe në sektorin jo bankar për të përmirësuar apo për të ngritur besimin e  investitorëve për të rritur kursimet, por edhe për të promovuar edhe zhvillimin e tregut vendor”.

Sipas saj, Bashkimi Evropian (BE) ka dëshmuar se është e gatshme të ndihmojë vendet që aspirojnë anëtarësimin pa dallime, e ky vlerëson ajo është mesazh inkurajues.

“Pjesëmarrja në projektet e BE-së ka bërë për prodhimin në shtetet anëtare dhe për arritjen e përmirësimit të konvergjencës dhe pritet që të bëj dallimin edhe në vendet që kanë perspektivë për të qenë kandidate përkundër ngecjeve BE ka treguar përkushtim, vendosmëri dhe kapacitet për të shikuar përpara mendoj se ky është mesazhi inkurajues”.

Pjesë e kësaj konference, që u organizua në bashkëpunim me Bankën Kombëtare të Austrisë dhe Bankën Investive Evropiane, ishin përfaqësues nga bankat qendrore të rajonit dhe më gjerë, institucione financiare ndërkombëtare dhe banka komerciale.

Të ngjashme