Masat mbrojtëse me efekte negative për përpunuesit e pemëve dhe perimeve

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 08:12 | Nga

Vendosja e më pas tërheqja e pjesshme e vendimit për masat mbrojtëse për 21 produkte pemë dhe perime po konsiderohet si lojë që e dëmton afarizmin e biznesit dhe prish imazhin e Kosovës karshi vendeve të tjera nga ana e përfaqësuesve të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sipas tyre, nuk ka bërë një analizë të të gjithë komponentëve dhe se kjo masë ka ndikuar negativisht tek përpunuesit e pemëve dhe të perimeve dhe tek konsumatorët, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e Kosovës një javë pasi kishte miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masave mbrojtëse për 21 produkte pemë dhe perime, e ka ndryshuar atë, duke hequr taksën doganore për 30 për qind për 14 produkte.

Në vendimin e ri, ajo ka ndërprerë masat e përkohshme mbrojtëse në importe për pataten, karotën, trangullin, shalqirin, pjeprin, lakrën e hershme, fasulen monokulture, dredhëzën, manaferrën, qershinë, misrin, spinaqin, qepën dhe sallatën.

Masa e përkohshme e mbrojtjes në import do të vazhdojë të vlejë për 7 produkte, domaten, specin, mollën, dardhën, kumbullën, mjedrën dhe rrushin e tryezës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme