Mbahet konferenca rajonal për stabilitet financiar dhe mjedis të ri global

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 16:02 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës ka marr pjesë në samiti rajonal i cili është mbajtur në Beçiq të Malit të Zi me temë “Stabiliteti Financiar Rajonal në Mjedisin e ri Global” në të cilën pjesëmarrës ishin Guvernatorë, Ministra të Financave dhe Drejtorë të Administratave Tatimore të rajonit.

Qëllimi i kësaj konference ishte diskutimi i reformave të administratës tatimore, mbledhje me e mirë e të hyrave, publike dhe luftë kundër ekonomisë së hirtë.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, ishte pjesë e panelit të drejtorëve të Administratave Tatimore në të cilin prezantoj këto tema:

a. Modernizimi i Administratës Tatimore,

b. Zgjidhja e problemeve të borxheve tatimore, si dhe

c. Ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme