Mbahet takimi përmbyllës mes ATK-së dhe FMN-së për projektin e asistencës teknike

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 15:55 | Nga

Sot është mbajtur takimi përmbyllës mes Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe misionit të angazhuar nga FMN-ja, për  projektin e asistencës teknike për vitet 2019-2021.

Sipas një komunikate për medie nga ATK, në këtë takim përfaqësuesi i zyrës së FMN-së për Kosovë, Ruud Vermeulen, tha se FMN ka mbështetur në vazhdimësi ATK-në, duke ofruar asistenca teknike në fusha të ndryshme, kjo me qëllim që ATK të vendoset në rrugë më të mirë të zhvillimit, si dhe në rritjen e përmbushjes tatimore.

“E nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, tha se ne si menaxhment çdoherë kemi mirëpritur rekomandimet e FMN-së, njëkohësisht kemi bërë përpjekje maksimale në realizimin e tyre, ku si rezultat rekomandimet e këtij misioni kanë reflektuar suksesshëm në shumë raporte të rëndësishme ndërkombëtare”, theksohet në komunikatë.

Qëllimi i këtij projekti ishte që ATK të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike.

“Objektivi specifik i këtij ekipi ishte që të ofroj asistencë teknike në administrimin më të mirë të përmbushjes tatimore, mënyrën e menaxhimit të proceseve, si dhe fuqizimin e funksioneve kryesore të administratës tatimore”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme