Mehmeti: Deri në nëntor depozitat arritën mbi 3 miliardë €

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 12:32 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka prezantuar para gazetarëve punën njëvjeçare të këtij institucioni.

Mehmeti tha se gjatë vitit 2017 sistemi financiar ndikoi në zhvillimin ekonomik përmes kreditimit. Sipas tij, vlera e kredive ka arritur në 2.4 miliardë euro kjo rritje rezultoi si rritjen e kërkesave, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti ka shtuar më etj se vlera e depozitave deri nëntor mbi 3 miliard euro që ka rritje 2.8%

“Vlera e depozitave deri nëntor mbi 3 miliardë euro që ka rritje 2.8%. Norma efektive e interesit në kredi 6.8% për biznese dhe ekonomi familjare”.

Mehmeti, deklaroi se Kosova këtë vit ka pasur 4.4 për qind rritje ekonomike.

“… norma e rritjes ekonomike për vitin 2017-të do të jetë 4.4 %, krahasuar me vitin e kaluar që ka qenë 4.1 %”, tha Mehmeti.

Sektori i ndërtimtarisë u rritën për 23 %, kjo sipas tij, tregon përkrahjen e sektorit bankar.

Po tha se norma e kredive përformuese ka shënuar rënie gjatë viti 2017 deri në 3.5%, duke e bë Kosovën me nivelin më të ulët të kredive jopërformuese në rajon.

Sipas Mehmetit, bankat në vitin 2017 patën fitim 85.4 milionë euro. Ndërsa remitencat e pranuara kanë arritur vlerën prje 560.7 milionë eurosh.

“Fitimi i bankave për përudhën janar-nëntor shënoi 85.4 milionë euro. Me rritje të aktivitetit u karakterizuan edhe sektorët të tjerë siç janë pensionet të cilat me të dhënat që i kemi në dispozicion të fundit, deri në shtator arritën vlerën rreth 1.58 miliard euro”.

Ai tha se deficiti tregtar mbetët sfidë për ekonominë e Kosovë, duke shtuar se kontribut më të rëndësishëm në rritjen ekonomike kanë investimet publike.

Mehmeti u shpreh se norma e inflacionit janar-nëntor shënoi rritje si rezultat i importit dhe ndryshimeve në tregjet financiare.

Të ngjashme