Mehmeti: Kosova është e aftë të siguroj stabilitet në fushën e ekonomisë

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 13:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për ushtruesin e detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin, Kosova ka treguar se ka qëndrueshmëri ekonomike dhe se një e mirë tjetër është se kemi rënie të normave të interesit për kredi. Kështu është shprehur ky i fundit në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kosova gjatë 10 viteve arriti të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ka rënie të normave të interesit për kredi, ka arritur në nivelin mesatar të rajonit. Politikat e kujdesshme të BQK-së kanë krijuar kushte që në Kosovë të ketë treg të shëndoshë të konkurrencës. BQK-ja në vazhdimësi është angazhuar që tu ofrojë kushte për institucionet financiare. Sektori bankar është i rëndësishëm edhe për stabilitetin makroekonomik. Sektori i sigurimeve ka arritur që vitin të kaluar të ketë fitim 7 milionë euro dhe kjo është për herë të parë. Është rritur besimi në këtë sektor”, tha Mehmeti.

“…njëra nga sfidat është sigurimi i qasjes së jashtme për bizneset. Pjesa më e madhe e kredive është e dedikuar për bizneset ne fushën e tregtisë. Gjatë dekadës së parë Kosova ka treguar se është e aftë të siguroj stabilitet në fushën e ekonomisë”, tha Mehmeti.

Të ngjashme