MF përkrah Qendrën e Vazhdimësisë së Punës të BQK-së

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 16:34 | Nga

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Vazhdimësisë së Punës të Bankës Qendrore të Kosovës në Prizren, projekt ky i bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe i përkrahur nga Ministria e Financave.

Qendra e Vazhdimësisë së Punës do t’i mundësojë BQK-së t’i sigurojë mbarëvajtjen e funksioneve të sajë në rastet e ngjarjeve të paparashikuara, e që mund të shkaktojnë ndërprerjen e aktiviteteve të rregullta të BQK-së dhe sektorit financiar.

Në ceremoninë e përurimit murrën pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, drejtori  i Bankës Botërore në Prishtinë Marco Mantovanelli, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, si dhe zyrtarë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme