Ministri Hasani priti në takim përfaqësuesit e CEFTA-s

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 16:10 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim drejtorin e CEFTA-s, Emir Djikic, ku bisedua për kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s ne vitin 2018.

Ministri Bajrami u zotua për mbështetje të stafit të MTI-së dhe Sekretariatit të CEFTA-s, në përgatitjen e takimeve sa më të suksesshme.

Ndërsa, drejtori Djikic u zotuar se Sekretariati i CEFTA-s do të ndihmojë Kosovën që të ketë një kryesim sa më të mirë.

Po ashtu u tha se kryeministrat e vendeve të rajonit janë zotuar se vendet e tyre do te kontribuojnë për një bashkëpunim sa më të thellë tregtar në mes të gjitha vendeve te CEFTA-s.

Ndërsa, drejtori Djikic e informoi ministrin Hasani për përgatitjet që ka bërë Sekretariati i CEFTA-s se bashku me vendet anëtare për t’i përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga dokumenti i ashtuquajtur “Plani shumëvjeçar”.

Për këtë gjë, ministri Hasani i ofroi mbështetje të plotë dhe siguroi drejtorin Djikic se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës do të jenë aktivisht të këqyra në proces dhe do të përmbushin me përpikëri çdo obligim që del nga Plani shumëvjeçar.

U diskutua rreth rritjes se kontributit vjetor financiar te secilit vend të CEFTAs për shkak te shtimit te aktiviteteve te agjendës rajonale.

Në parim, ministri Hasani ka shpreh gatishmërinë e tij për të përkrahur Sekretariatin dhe ofroi garanci për alokimin e mjeteve të cilat parashihen që të jenë kontribut shtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme