Ministri Lluka merr vendim që automjetet zyrtare të përdoren vetëm gjatë orarit të punës

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 16:52 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, sot ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës.

Në vendimin e marr nga Lluka thuhet se përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.

Më poshtë mund të lexoni vendimin e plotë të kreut të MZhE-së, Valdrin Lluka.

Vendimi i Ministrit Lluka që mban datën 08.12.2017 parasheh si vijon:

1. Shfuqizohen të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës.

2. Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.

3. Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy (2) palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi.

4. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme