Ministri Lluka nënshkruan marrëveshje historike me Kanadanë për rritjen e investimeve

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 16:02 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me homologun e tij kanadez, James Carr, sot në Toronto kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë, transmeton Ekonomia Online.

“Kjo është marrëveshje tejet e rëndësishme per ekonomine kosovare ngase hap perspektivë për investime të kompanive kanadeze në Kosovë”, thuhet në një komunikatë nga kjo ministri.

Sipas komunikatës, ministri Lluka në fjalën e tij gjatë nënshkrimit potencoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së  Kosovës për të krijuar kushte të favorshme për investitorë, në veçanti për kompanitë kanadeze.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është lajm i mrekullueshem për ne, kompanitë kanadeze kanë mundësi të jashtëzakonshme të investojnë në Kosovë,  kjo marrëveshje qartësisht shpreh përkushtimin tonë për të ofruar siguri për investitorët e mbi të gjitha mundësi punësimi dhe rritje ekonomike për vendin.  Me këtë marrëveshje Kosova do të jetë nyje e investimeve kanadeze në rajon”, ka thënë Ministri Lluka, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa, për ministrin Carr kjo marrëveshje është e një rëndesie të veçantë ngase do të  i mundesojë kompanive kanadeze të investojnë në Kosovë si treg i ri në mes të Evropes.

“Kosova ka shtrirje të mrekullueshme gjeografike dhe fuqi të re punëtore, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne po ju krijojme kushte kompanive kanadeze të investojne në Kosovë e poashtu kompanive kosovare të eksportojnë produktet e tyre në tregun kanadez” tha Carr, sipas komunikatës së ministrisë.

Ndryshe kjo marrëveshje është nënshkruar në dhjetë vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes  dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme