Miratohet raporti vjetor i Bankës Qendrore

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës me 53 vota për, 1 kundër dhe 9 abstenime ka miratuar Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017, raporton EkonomiaOnline.

Në seancën e sotme pritet edhe votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017.

Kuvendi do të votojë edhe Propozim-vendimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore.

Deputetët kanë në rend ditë edhe votimin e Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Sot pritet të zgjidhen edhe tre anëtarë të Bordit të RTK-së, të votohet për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

Po ashtu, do të votohet edhe propozimi për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, kjo seancë ka debatin parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/guvernatori-mehmeti-paraqet-raportin-ne-kuvend-siguruam-sistem-te-qendrueshem-financiar/

Të ngjashme