MMPH-ja jep 400 mijë eurot e para për rivitalizimin e Moravës së Binçës

Viti | 22 Maj 2018 | 15:49 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i ka ndarë 400 mijë euro komunës së Vitisë për rivitalizimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës”. Për këtë qëllim, sot në Viti, ministrja Albena Reshitaj dhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi.

Ky projekt është trevjeçar dhe kap vlerën e 1 milion e 450 mijë eurove, raporton Ekonomia Online. Sot komunës i janë ndarë 400 mijë eurot e para, ndërsa mjetet tjera do t’i ndahen gjatë periudhës trevjeçare.

Projektin për rivitalizimit të shtratit të lumit “Morava e Binçës”, ministrja Reshitaj e cilësoi si një projekt kapital shumë të rëndësishëm dhe jetik për këtë rajon.

“Ndihem e nderuar që sot jam në Viti dhe po sjell një projekt shumë të rëndësishëm, kapital dhe vital komunës së Vitisë. Kjo marrëveshje nënkupton bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti gjigant që do të zgjasë tri vite dhe kap shumë 1 450 000 euro. Për këtë vit janë ndarë 400 00 euro, ndërkohë që në dy vitet e ardhshme do të ndahet edhe shuma tjetër e caktuar, në mënyrë që brenda periudhës trevjeçare të rrumbullakoset i tërë projekti ashtu siç edhe parashihet”, ka thënë ministrja Reshitaj.

Ajo gjithashtu ka theksuar se ka besim të plotë se komuna e Vitisë me kryetarin Haliti do ta monitorojnë dhe implementojnë si duhet këtë projekt.

Haliti e njoftoi ministren Reshitaj për aktivitetet dhe projektet e realizuara në këtë komunë, ndërkohë edhe për sfidat me të cilat përballet kjo komunë.

Ndërsa ka thënë se ky është një projekt i shumë pritur për banorët e kësaj komune.

“Shpresojmë shumë që implementimi i këtij projekti të realizohet bazuar në planin dhe dinamikën e paraparë. Është një projekt që është pritur nga gjithë Anamorava, për shkak se kjo zonë është ballafaquar me dëme marramendëse ekonomike e bujqësore me vite të tëra, për shkak të vërshimeve që kanë përfshirë këtë pjesë”, ka thënë Haliti.

“Vitia është e nderuar që sot është nënshkruar kjo marrëveshje dhe e falënderojmë ministren Reshitaj për punën e mirë që është duke e bërë. Ne kemi filluar me pak mjete që të bëjmë pastrimin e lumit Morava por që nuk kemi pasur mundësi që ky projekt të realizohet në plotëni, karshi nevojave që kërkohen për rivitalizim. Prandaj, me projektin në fjalë, do të arrijmë që ta zgjidhim një herë e përgjithmonë, çështjen e problemit të Moravës”, ka shtuar ai.

I pranishëm në nënshkrimin e memorandumit ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, i cili e ka cilësuar si lajm të gëzueshëm projektin që do të implementohet, duke e vlerësuar si jetik për banorët e fshatrave që shtrihen buzë lumit “Morava e Binçës”.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përkrahë edhe më shumë këtë pjesë.

“Ju bëj thirrje edhe Qeverisë për kyçje në Gërlicë, por edhe të lidhet me Gjilanin dhe të mos harrohet për arsye se nga këtu vijnë shumë njerëz të mirë dhe punëtorë”, u shpreh Pacolli.

 Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 6 people, people standing and suit

Të ngjashme