MTI-ja zë i fuqishëm i prodhuesve vendor në Qeveri

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari Agim Shahini u takuan me Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit në mes dy institucioneve që kanë mision të përbashkët zhvillimin e prodhimtarisë dhe shërbimeve vendore.

Kryetari Agim Shahini e njoftoi për së afërmi Ministrin Shala për proceset ekonomike në Kosovë e në veçanti të sektorit privat për të cilat gjithë parametrat e këtij viti nuk janë pozitiv edhe në aspektin e investimeve të huaja por edhe ato të brendshme e si pengesë paraqiti edhe situatën politike e cila po i zmbraps investitorët e huaj.

Ai shtoi se politikat investive në Kosovë përmes Ligjit për investime Strategjike nuk janë konkurruese edhe ato duhet të ndryshojnë sa ma shpejt që është e mundur sepse ne kemi vlerësuar këtë Ligj si aset kombëtar prandaj ndryshimet janë të nevojshme dhe të menjëhershme.

Ministri Endrit Shala falënderoi AKB për gjitha aktivitetet që ka bërë për shumë vite në aspektin e promovimit të prodhimtarisë vendore si vlerë e shtuar për rritjen ekonomike dhe shtoi se MTI do të jetë zë i fuqishëm i prodhuesve vendore dhe do ta kenë mbështetjen tone pa rezervë për të gjitha iniciativat që do të vinë nga Ju dhe organizatat e tjera biznesore, por edhe te iniciativa individuale të prodhuesve vendor.

Shala shtoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar ti mbështes iniciativat e sektorit privat dhe për këtë do të lejmë shenja të dukshme të përmirësimi të ambientit biznesor. Të dy palët u pajtuan që të nisin takimet e rregullta të Këshillit Kombëtar Ekonomik për Zhvillim Ekonomik si vend ku gërshetohen kërkesat nga bizneset dhe shqyrtimet e tyre në ketë Këshill, po ashtu ata u dakorduan që bashkërisht të arrin iniciativa të përbashkëta për rritjen e ekonomisë vendore dhe të kenë takime te rregullta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme