Mungesa e kuadrove të kualifikuara sfida më e madhe e bizneseve, Hamza premton mbështetje

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 12:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është sfida më e madhe me të cilën sektori privat është duke u përballur dhe do të përballen në pesë vitet e ardhshme.

Madje 32% e 820 bizneseve të intervistuara nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kanë konsideruar si problem shumë të madh gjetjen e punëtorëve të kualifikuar, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa fuqia e kualifikuar punëtore është vetëm një nga vështirësitë me të cilat përballet sektori privat i bizneseve.

Konkurrenca jolojale, furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, kostoja e lartë e saj, kamatat e larta bankare, ishin vetëm disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat, vështirësi këto të cilat u paraqiten në konferencën me temën “Dialogu dhe ambienti i të bërit biznes-politikat fiskale”.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se dukuri shqetësuese mbetet edhe korrupsioni.

“Një ndër barrierat kuqe më të cikat ballafaqohet sektori privat është konkurrenca jolojale, furnizimi i rregullt me energji elektrike kostoja e energjisë elektrike, kamata e larta bankare dhe burokracia, ka mungesë të pagesave të dërgesave ajo çka është që është dukuri dhe do të jetë sfida në e madhe për pesë vitet e ardhshme është mungesa e fuqisë punëtore  e kualifikuar”.

“Një dukuri tjetër është korrupsioni ako çka është si pasojë e konkurrencës jolojale është profitabiluteti i ulët dhe një ndër dukuritë të tjera është se duhet të mbështetet bizneset për të krijuar studime të fizibilitetit”.

“Vështirësitë për të gjetur punëtor të kualifikuat më tepër se 32 për qind shumë të madh 19 për qind situatë shumë e vështirë 25 për qind të vështirë”.

Ndërsa Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik në Kosovë,institucionet duhet të fokusohen në zhvillimin e bizneseve.

Hamza derisa prezantoi zgjidhjet për problemet e sektorit privat tha se institucionet duhet të fokusohen në  krijimin e kuadrove për tregun.

Kjo pasi sipas tij, sektorit privat duhet të iu rritet mundësia për të rritur punësimin në këtë sektor.

“Nëse e shikojmë edhe investimet në Kosovë edhe kontributet në punësim del që bartës i zhvillimit ekonomik është sektori privat. Për me pas një shtet të zhvilluar duhet në pas një biznes të zhvilluar. Nëse ne si Qeveri nëse përcaktohemi për zhvillim të qëndrueshëm duhet te krijojmë kushte për biznes. Janë problem të cilat nuk mundemi me i injoruar për me i adresuar. Konkurrenca jolojale është e dëmshme dhe e rrezikshme për bizneset”.

“Duhet të ndërroj qasja e institucioneve ndaj tatimpaguesve. Furnizimi me energji elektrike i dimë vështirësitë i dimë pengesat, kamatat ka pas rënie. Çështje shumë e ndjeshme fuqia punëtore. Duhet të prodhojmë kundra për nevoja të tregut për ndërmarrje. Shteti nuk ka mundet me rrit numrin e të punësuarve, por i vetmi sektorë që ka mundësi me e rrit punësimi është sektori privat”.

Pas prezantimit të raportit përfaqësuesit e institucioneve dhe bizneseve të ndryshme gjegjëse prezantuan kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Nga shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, bëri të ditur që politikat fiskale janë të dëmshme për transportin  rrugor. Ai tha se tatimi mbi vlerën e shtuar është duke dëmtuar bizneset e transportit rrugor.

“Asnjë veprimtari tjetër nuk është e dëmtuar nga politikat fiskale..ligji është nxjerrë në kohë shumë të papërshtatshme. Në vlerë tatimin për vlerën e shtuar. Implementimi i tyre po ia shtyn shumë bizneset që të kalojnë në vendet e rajonit. Ku është një dëmtim shumë i madh, në shumicën e rasteve përfitime më të mëdha i kanë kompanitë fiktive, këto politikat i kanë dëmtuar mbi 45 biznese”.

Të ngjashme