Murati: Ligji për Trepçën nuk u implimentua shkaku i pazareve politike

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 13:12 | Nga

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Ligji për Trepçën nuk u zbatua shkaku i pazareve të partive politike rreth emërimeve për bordin e ri të kësaj ndërmarrje.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Diasporës, Murati, ka bërë thirrje që në krye të Bordit Mikëqyrës të emërohen ekspertë të përgatitur profesionalisht.

“Këto ditë pas vizitës së kryeministrit Haradinaj Trepçës prapë u aktualizua çështja e implementimit të ligjit për Trepçën. Kryeministri duhet ta di se një prej problemeve kryesore pse ligji nuk është implementuar që një vit, janë pazaret e partive politike rreth emërimeve në bordin e ri”, ka thënë Murati.

“Andaj nëse kryeministri do që të kemi një Trepçë funksionale e që do të duhej të ishte një ndër shtyllat e zhvillimit ekononik, duhet të punojë që të mos përsëriten gabimet e bëra deri më tani në mënyrën e përzgjedhjes së bordeve të shumë institucioneve të tjera”, ka shtuar ai.

“Nëse e duam Trepçën e Kosovën, duhet që në krye të Bordit Mbikëqyrës të caktohen ekspertë të përgatitur profesionalisht dhe të përkushtuar për zhvillim të vendit. E të tillë Kosova ka plotë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme