MZhR-ja synon krijimin e 500 vendeve të punës nëpërmjet granteve

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 09:03 | Nga

Drejtuesit e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Qeverisë së Kosovës gjatë fundjavës kanë prezantuar planin vjetor të punës së këtij dikasteri para qytetarëve të Prizrenit, me saktë atyre nga Lugina e Lumëbardhit dhe Podgurit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka theksuar se buxheti i kësaj ministrie prej 2 milionë eurosh do të shpenzohet në projektet infrastrukturore në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë këtu edhe trevat e banuara me pjesëtarët e komunitetit boshnjak.

Zyrtari i lartë qeveritar ka bërë të ditur se buxheti prej 1.5 milionë eurove është i akorduar për grante, të cilat janë të ndara në tri grupe, për fillestarët nga 2 mijë deri në 5 mijë euro, për firmat deri në dy vjet nga 10 mijë euro dhe për firmat që funksionojnë dy vjet nga 20 mijë euro grante.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme