NATO: Trepça, motor ekonomik i Kosovës veriore (Video)

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 11:46 | Nga

Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-së qëndroi sot në Leposaviq, e për pak kohë u lëshua edhe në minierat e Trepçës, njofton Klan Kosova.

Me atë që pa aty, u bind se Kosova ka pasuri të mëdha nëntokësore.

KFOR-i së fundi ka realizuar një video kushtuar Minierës së Trepçës, por ku edhe ka përmendur angazhimin e NATO-s si dhe tensionet etnike në veri të Kosovës.

“Miniera e Trepçës është motori ekonomik i Kosovës Veriore pasi jep zink dhe argjend dhe ka të punësuar dy mijë persona”, thuhet në video.

“Megjithatë, në këtë zonë tensionet etnike vazhdojnë. NATO është e angazhuar në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

“Trupat e kampit Nothing Hill të NATO-s sjellin siguri duke ndihmuar që Kosova të piqet dhe të evoluojë”.

Në këto pamje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është përfshirë edhe vizita e djeshme e komandantit të Forcave të Bashkuara të NATO-së, admiralit James Foggo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme