Ndahen certifikata për 200 përfituesit e programit Praktikë në Punë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 11:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë ndarja e certifikatave për 200 përfituesit e programit Praktikë në Punë. Programi u ka mundësuar të papunëve, të sapo diplomuar në institucionet e arsimit të lartë, praktikë tre-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Ky projekt u realizua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale/Agjencia e Punësimit e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), raporton Ekonomia Online.

Ndihmësja e Përfaqësuesit  të Përhershëm  dhe Koordinatorja e Programit për UNDP në Kosovë, Valbona Bogujevci tha se ky program ka kontribuar në partneritetin për sektorin privat duke krijuar mundësi për të sapo diplomuarit për të trajnuar aftësitë e tyre.

“Kur kemi shpall praktikën për punë shumë punëdhënës kanë ardhur në zyrat tona, kjo tregon qe sektori privat ka nevojë për kuadro te reja. Ne synojmë të arrijmë që të ofrojmë mundësi praktike të sapo diplomuarve në sektorin privat dhe që të ofrojmë mundësi bizneseve qe të trajnojnë të rinjtë e të rejat pa kosto shtesë”.

“Ne kemi bashkëpunuar me 700 kompani të sektorit privat dhe ky bashkëpunim ndikon në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë. Ky program tregon se bashkëpunimi me ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ministrinë e tregtisë dhe industrisë po sjell bashkëpunim të frytshëm”, tha ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i KIESA Besian Mustafa, tha se është viti i tretë që po bëhet një projekt i tillë.

“Ne si KIESA e patëm filluar këtë projekt para 5-6 viteve me një objektive të dyfishtë, për gatishmërinë e studentëve për punë dhe që studentet të transferojnë njohurit e tyre tek bizneset. Punësimi është efekt dytësor i ministrisë mirëpo që neve na bënë shumë të lumtur nëse arrijnë të Punësohen. Vlen të përmendet që grat marrin pjesë me një numër më të madh e kjo fatkeqësisht tregon se grat janë më të pa puna”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit Drin Haraqia, tha se qëllimi i këtij programi ka qenë rritja e punësimit të të rinjve, raporton EO.

“Në kuadër të angazhimeve të agjencisë së punësimit janë marrë masa për rritjen e punësimit të të rinjve. Në kuadër të masave aktive të tregut të punës është edhe kjo punë. Programi i praktikës në punë, ju ka jap një mundësi të sapodiplomuarve të ballafaqohen me punëdhënësin e tij. Në kuadër të këtij projekti kanë qenë 200 studentë dhe ne jemi të kënaqur për numrin e atyre që kanë arritur të sigurojnë vendin e punës. Ne kemi angazhuar numrin e studenteve që kanë aplikuar në agjenci mirëpo numri i aplikuesve ka qenë i madh, mirëpo ne nuk do të ndalemi këtu”.

Më ketë rast Agjencia e Punësimit e Kosovës në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të zgjerimit të Programeve Aktive të Tregut të Punës, bëri thirrje për aplikim për vitin 2018 në programin Subvencionim i Pagës ku do përfitojnë rreth 250  të pa punë në Kosovë.

Të ngjashme