Në Ligjin për “Trepçën” vetëm minierat e flotacionet

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 10:57 | Nga

Nga 9 miniera sa ka “Trepça”, disa të ashtuquajtura “të fundosura”, në Ligjin për “Trepçën” janë përfshirë minierat në Stan Tërg e Artanë, Bello Bërdo e Cërnac, flotacioni në Leposaviq dhe flotacioni në Kishnicë, ndërkaq 27 njësi sa ka “Trepça” do të trajtohen sipas studimit të fizibilitetit. Asetet jothelbësore dhe joprofitabile mbesin në menaxhim të AKP-së dhe mund të privatizohen apo të likuidohen në përputhje me ligjin

Ligji për “Trepçën”, i cili më në fund është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ka precizuar që pjesë e shoqërisë aksionare të jenë vetëm minierat dhe flotacionet, por jo edhe të tjera njësi e që në “Trepçë” janë 27.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se në ligj janë përfshirë minierat dhe flotacionet e “Trepçës” në veri dhe në jug, ndërkohë që njësitë tjera do të trajtohen sipas studim të fizibilitetit. Ai ka thënë se minierat në Cërnac dhe Bello Bërdo punojnë me licencë që ka dhënë Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerare dhe mbikëqyren nga ai.

Këto miniera dhe flotacioni në Leposaviq janë përfshirë në Ligjin për “Trepçën” dhe janë pjesë e shoqërisë aksionare, në të cilat 80 për qind janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind të punëtorëve./Zëri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme