Në Prishtinë dështon shpallja e interesit për investitorët privatë

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 08:52 | Nga

Prishtina ka dështuar, prej afro një viti e gjysmë, të hapte shpalljen e interesit për investitorët privatë, qoftë edhe për njërin nga 5 projektet e mëdha, të prezantuara në Konferencën e Investitorëve, më 2016 dhe si afate optimale për inicimin e zhvillimit të tyre ishte dhënë fillimi i vitit të shkuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas asaj që ishte prezantuar në Konferencën e Investitorëve, 5 projektet e mëdha kapitale, të cilat së bashku arrinin shumën e investimeve deri në 100 milionë euro, qenë paraqitur para biznesmenëve dhe përfaqësuesve të bankave në Kosovë, si projekte që do të jepeshin për investime përmes partneritetit publik-privat.

Projektet e prezantuara ishin: Pishina Olimpike, e cila është paraparë që të ndërtohet prapa Pallatit të Rinisë, vendvendparkimi nëntokësor te Fakulteti i Filologjisë në afërsi të Katedrales, ndërtimi i Çarshisë së Vjetër, që është planifikuar të ndërtohet në afërsi të Tregut të Gjelbër, saktësisht në pronën ku tashti gjenden zyrat e Agjencisë së Privatizimit, projekti për kompleksin banesor dhe afarist në rrugën “B”, si edhe projekti për ndërtimin e Stacionit qendror në hyrje të qytetit.

Por, deri tashti, asnjëri nga këto projekte nuk ka nisur së realizuari. Ndërkohë që, para dy ditësh Komuna e Prishtinës para medieve dhe zyrtarëve të saj, ka paraqitur me pompozitet si sukses paraqitjen se do të bëjë shpalljen e interesit për vendvendparkimin nëntokësor. Ndërsa, projektet e tjera as që u përmenden.

Të ngjashme