Nga ankandi i Bonove të Thesarit ofertohen 10 milionë euro

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 09:31 | Nga

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje ankandin KV012-16, ku u ofertuan Bono Thesari 3-mujorë në vlerë nominale prej 10 milionë euro.  Shuma do të shërbejë për ri-financimin e obligacionit të emetuar në prill 2016.

“Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 20.25 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.14% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -8 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 3-mujore, e cila ishte 0.22%”, njofton Ministria e Financave

Blerësit sipas kategorive ishin: Bankat – 9.8 milionë euro; Kompanitë e Sigurimeve – 0.2 milionë euro.

Të hyrat neto shkaku i normës më të ulët të ri-financimit janë 1,998.06 euro.

Të ngjashme