OEA e shqetësuar me iniciativën për heqjen e ndalesës rreth importit të veturave të vjetra

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 11:20 | Nga

Oda Ekonomike Amerikane Amerikane u dërgon një shkresë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku shpreh shqetësimet lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës rreth importit të veturave më të vjetra se 10 vjet.

Oda Amerikane dëshiron ta përsërisë qëndrimin e saj se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të kaluar, krijojnë shqetësime për qytetarët. Implikimet e tilla në mjedisin rrethues do të kishin implikime edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, një veprim i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me iniciativat brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave që lirohen nga automjetet e lehta dhe të rënda.

Për më tepër, Oda Ekonomike Amerikane shpreh edhe një herë besimin e saj të fuqishëm se joefikasiteti i automjeteve të vjetra do të minimizonte çfarëdo përfitimi afatshkurtër që do të mund të gjenerohej nga lejimi i importit të veturave të tilla. Prandaj u kërkon Deputetëve të Kuvendit të Republikës që të mos e jetësojnë iniciativën e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike Amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme