OEK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin gjerman

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 11:22 | Nga

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka thënë se përvojat integruese të Gjermanisë do t`i ndihmojnë Kosovës në të ardhmen.

“Jemi të vetëdijshëm për kontributin e dhënë në mbështetje të proceseve pozitive në shtet ndërtimin e vendit tonë nga ana e Qeverisë Gjermane dhe këtë bashkëpunim dëshirojmë ta avancojmë edhe më shumë përmes partneritetit me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung”.

“Përvojat e Gjermanisë në proceset integruese, në stabilitet social, ambientalizëm, edukim, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes demokratizimit të shoqërisë edhe shumë fusha të tjera janë mu ato që i duhen Kosovës dhe ardhmërisë së saj. Prandaj ky memorandum i bashkëpunimit do të jetë edhe një obligim shtesë që me një dialog dhe partneritet konstruktiv të arrijmë implementimin e këtyre objektivave në një dinamik kohore sa më të shpejtë”,  theksoi kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Ndërsa Frank Hentke shprehu zotimin e tij në emër të këtij Fondacioni reputativ që do të bëjë çmos në avancimin e partneritetit me akteret vendor me të vetmin qëllim që të krijohet një qëndrueshmëri ekonomike e bazuar në sundim të rendit dhe ligjit, të drejtave të njeriut, mbrojtjen e interesave të grave në punë, rol më aktiv i Këshillit Ekonomik Social dhe gjithnjë një qasje të veçant edukimit në forma më të avancuara e në veçanti atij dual dhe profesional që është model i dëshmuar për të plotësuar nevojat e tregut të punës në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

E Besa Luzha theksoi për rendësin e këtij bashkëpunimi duke theksuar se dëshirojmë të bartim përvojat evropiane në këto fusha e në veçanti zbatimin e strategjisë evropiane SBA ku zhvillimit ekonomik i shtohet edhe një shtyllë efektive që ka të bëjë me rolin e gruas në biznes dhe mbrojtjen e interesave të saj si dëshmi që edhe ato dëshirojnë dhe mund të jenë pjesë konstruktive e ndërtimit të një shoqërie demokratike në frymë evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme