Pas dështimit të francezëve, Qeveria pa plan për Brezovicën

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 08:44 | Nga

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ende është duke i analizuar opsionet se si të vazhdohet me realizimin e projektit të Brezovicës, pas dështimit të konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” që t’i investojë 400 milionë euro.

Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë thonë se institucionet nuk duhet të nguten për të hapur procese tenderuese për shkak të dështimit të tyre, por duhet pritur miratimi i projektligjit për investime strategjike, i cili ditë më parë dështoi t’i marrë votat e deputetëve në Kuvend.

Lulzim Krasniqi, shef i kabinetit të ministres së Tregtisë Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në proces të analizimit të opsioneve për të vazhduar me projektin e Brezovicës. Krasniqi ka thënë se projekti i Brezovicës vazhdon të shihet si projekt me interes nga kompani të ndryshme ndërkombëtare./Zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme