PDK-ja akuzon Komunën për subvencionim të fermerëve pa aplikuar fare

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:05 | Nga

Në stilin e “Prontos” “pa kunkurru”, duket se janë dhënë subvencione nga komunarët e Podujevës gjatë vitit që shkoi. Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se janë thirrur persona në telefon dhe është kërkuar nga fermerët që të shkonin në Komunë për të marrë subvencion në sistemin pikë-pikë.

Këshilltari i PDK-së thotë se komunarët kanë insistuar për t’ia dhënë subvencionet edhe kur u është treguar se nuk ka aplikuar për to. Kjo ka thënë se është bërë për shkak të fushatës zgjedhore që ka qenë në vjeshtën e vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

“Zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë kanë thirrur njerëz të merrnin subvencione të sistemit pikë-pikë, që doni jua tregoj edhe emrin. Në fshatin Surdull është ftuar t’i merrte subvencionet pa aplikuar fare. Në telefon u ka thënë se nuk ka aplikuar. Po zyrtarët i kanë thënë se po dojmë me t’i dhanë”, është shprehur Rafet Llapashtica, kur po diskutohej për bartjen e mjeteve vetjake të Komunës nga viti 2017 në buxhetin e këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme