Pronari i ndërmarrjes “Meka” në Dragash Burim Piraj, miratimin e pakos fiskale 2.0 e ka vlerësuar si një momentum të ri në ekonominë e Kosovën.
Piraj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social në Facebook e përgëzuar qeverinë Mustafa për ndryshimin e gjendjes ekonomike në Kosovë si dhe ka falenderuar ministrin Hoti për përmbylljen këtij misioni briliant siq e ka quajtur ai.
Postimi i plotë i Pirajt në Facebook:
Më në fund lajmi më i mirë i dekadës për Kosovën!
Urime Kosovë!
Dua ti përgëzoj qeverinë Mustafa si ekonomist dhe qytetar i republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në ndryshimin e gjendjes ekonomike!
Në veçanti dua ta falënderoj Ministrin Hoti për një punë të shkëlqyer dhe për përmbylljen e një misioni brilant që normal që do të zërë vend në historinë e ekonomisë së re të Kosovës!