“Prapë spekulime nga KEDS për reduktimet e energjisë elektrike”

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 10:22 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton qytetarët se aktualisht është duke prodhuar rreth 530 megavat orë energji elektrike. Në prodhim aktualisht kemi tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të “Kosovës A” dhe me një njësi të “Kosovës B”.

Kurse “Blloku B2” i “Kosovës B” ka dalë nga sistemi sot në orën 06:00 të mëngjesit dhe jo siç u spekulua me hërët nga kompania distribucionit KEDS / KESCO e cila sipas licencës ka për obligim furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Pra, kjo njësi nuk është e vërtetë së ka dalë mbrëmë nga sistemi, siç u spekulua përmes komunikatës për media të KEDS /KESCO por ka pasur vetëm një orë ndërprerje dhe gjatë kësaj kohë mungesa e sasisë së energjisë është mbuluar nga KOSST-i.

Sa për sqarim të qytetarëve, në këtë njësi është ndërprerë prodhimi energjisë elektrike në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i instaluar i cili reagon mejnjëherë në momentin kur detektohet ndonjë defekt i vogel për të evitura ndonjë prishje më të madhe në njesitë prodhuësë të Termocentraleve.

KEK-u me kohë ka njoftuar operatoret për paraqitjen e këtij problemi teknik.

Në këtë situatë, pavarësisht se KEK-u nuk ka obligime sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, brenda mundësive ligjore dhe sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët ka siguruar rreth 90 megavat orë energji elektrike nga Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH).

Për këtë sasi të energjisë elektrike qe na është ofruar në dispozicion nga KESH-i tashme janë njoftuar operatoret përgjegjës të tregut dhe varësisht nga mundësit, kërkesat e tyre dhe planifikimet në baza ditore është shfrytëzuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme