Procedohen në Kryesi Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ai për Miniera dhe Minerale

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 10:50 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kaloi në lexim të dytë Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit dhe Projektligjin për Miniera dhe minerale.

Kryetarja e komisionit, Sala Berisha-Shala, tha se ky projektligj ka kaluar të gjitha fazat dhe nuk ka marrë vërejtje nga asnjë komision, raporton Ekonomia Online.

“Ka kalu të gjitha fazat, shkon në lexim të dytë. Nuk ka sjellë vërejtje asnjë komision”, tha Berisha-Shala.

Ndërkaq, me 5 vota për dhe një abstenim u miratua raporti me rekomandime për miniera dhe minerale.

“Grupi punues ka shqyrtu të gjitha amendamentet. Kemi marrë disa amendamente nga MZhE, Lista serbe, nga Komisoni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Grupi punues ka shqyrtu këto amendamente dhe ka ardhur me raportin përfundimtar”, ka thënë kryetarja e komisionit, Sala Berisha-Shala.

Hykmete Bajrami, nga LDK, propozoi që amendamentet e këtij projektligji të mos shqyrtohen veç e veç, pasi që nuk janë ekspertë të kësaj çështjeje, por të votohen në pako, raporton EO.

“Unë personalisht nuk jam eksperte, jam mundu me korrigju raportin aq sa unë kam ditë. Mirëpres çfarëdo përmirësimi”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme