Produktet nga Kosova të depërtojnë në tregun evropian

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 17:06 | Nga

Një delegacion gjerman në përbërje Claus Bollrath, Thomas Schulte dhe Megi Maas vizituan gjatë fundjavës Odën e Afarizmit të Kosovës, me ç’rast është diskutuar për projektin e përbashkët që ka të bëjë me zhvillimin e platformës digjitale.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më i detajuar lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm dhe mënyrën se si do të funksionojë platforma digjitale “Porta Komerciale” që OAK në bashkëpunim me Jacques-d.de, kishte prezantuar muaj më parë.

Platforma synon plasimin e produkteve të Kosovës në tregun evropian, ku të gjithë të interesuarit kanë mundësi që online të kenë qasje në produktet që dëshirojnë të porositin, specifikat e këtyre produkteve dhe informatat tjera të nevojshme, transmeton kp.

Me këtë rast përfaqësuesit e Jacques-d do të kujdesen për marketingun e kësaj platforme, në mënyrë që të bëhet e njohur në gjithë Evropën.

Zhvillimi i kësaj platforme është shumë i rëndësishëm për faktin se ajo ofron mundësinë e shitjes së produkteve të Kosovës në tregun evropian dhe u shpalosën idetë që OAK ka për mënyrën e funksionimit të mëtutjeshëm të kësaj platforme.

Claus Bollrath tha se në Kosovë ka produkte mjaft kualitative, të cilat është shumë e rëndësishme të depërtojnë në tregun evropian.

Ai po ashtu theksoi edhe përvojën e mirë që kanë kjo kompani në bashkëpunim me disa prodhues.

Në fund të takimit të dyja palët u akorduan se është shumë e rëndësishme që praktikat më të mira ndërkombëtarë të sillen në Kosovë.

Ndryshe, projekti është në një fazë të rëndësishme dhe po punohet bashkërisht që bizneseve t’u jepet një mundësi e madhe e zgjerimit të shitjes në tregun evropian, thuhet në komunikatën për media të OAK-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme