“Projektbuxheti i 2018-s akomodon kërkesat klienteliste të megakoalicionit”

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 07:56 | Nga

Draftbuxheti i 2018-s ka marrë kritika nga një pjesë e opozitës, e cila ka konsideruar se nëpërmjet tij nuk adresohen nevojat që i ka vendi. Edhe disa nga të hyrat e projektuara në të janë parë si të parealizueshme.

Mbështetur në këtë draft të arkës së shtetit që është miratuar në Qeveri javën e shkuar, shpenzimet e parapara për vitin e ardhshëm janë 2 miliardë e 82 milionë euro. Ndërkaq, 1 miliard e 829 milionë euro janë planifikuar të hyra për të njëjtin vit.

Për paga e mëditje, mallra dhe shërbime, për subvencione e transfere, si dhe për rezerva rrjedhëse janë planifikuar 1 miliard e 383 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

E në lartësinë prej 687 milionë eurosh është planifikuar buxhet për shpenzime kapitale, shumë kjo që nuk do të sigurohet e tëra nga buxheti i rregullt – 62 milionë janë paraparë nga klauzola e investimeve, kurse 86 milionë të tjera nga AKP-ja, përkatësisht fondet e likuidimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme