Pra, sipas këtij dokumenti, i jepej të drejtë kompanisë Bechtel – Enka që të mund të kërkoj kompensime shtesë.

Kjo është përcaktuar në shtojcën 3 që përkufizohet si: Zgjatja e kohës për përfundimin e kontratës.

Në këtë shtojcë të marrëveshjes, të dyja palët pajtohen me ‘vullnet të mirë” për pagesë të kësaj shume që përkufizohet si 50 % e shumës prej 14.939.408.67 milionë eurove.

Kjo aneks marrëveshje ka hyrë në fuqi qysh në ditën e nënshkrimit.

Sipas të njëjtit dokument që e ka siguruar Gazeta Blic pesëdhjetë përqind (50%) e 14.939.408.67 milionë eurove (sipas marrëveshjes së zgjerimit të kontratës) do të faturohet (involohet) tek punëdhënësi (qeveria) në të njëjtin muaj në të cilin kjo shtesë e kontratës do të nënshkruhet.

Në po të njëjtin dokument thuhet se kjo nuk përfaqëson domosdo të drejtat kontraktore të kontraktuesit që rrjedhin nga zgjatja e kohës, por megjithatë përfaqëson një shumë që kontraktori e konsideron më pak se shuma e tij e vërtetë, dhe pranohet si vullnet i mirë i palëve.

Dokument shtesë nga marrëveshja e Ministrisë së Infrastrukturës me Bechtel Enkan

Shtojcë 3 : Zgjatja e kohës për përfundimin e zgjidhjes

11 muaj dhe 11 ditë zgjatje e kohës për përmbylljen e kostos përfundimtare.

1.1 Zgjatja e afatit të përmbushjes së afatit të pagesës

Pesëdhjetë përqind (50%) e 14.939.408.67 milionë eurove (sipas marrëveshjes së zgjerimit të kontratës) do të faturohet (involohet) tek punëdhënësi (qeveria) në të nejtin muaj në të cilin kjo shtesë e kontratës do të nënshkruhet dhe do të paguhet me të cilën duhet t’i paguhet kontraktorit në përputhje me afatin e pagesës sipas kontratës.

Bilanci i mbetur prej pesëdhjetë për qind të shumës së ETO-s do të përfshihet në punëdhënësin në këste të reja brenda faturave të parave për në janar 2018 deri në qershor 2018 dhe i paguhet kontraktuesit në përputhje me afatin e pagesës sipas kontratës

Kjo nuk përfaqëson domosdo të drejtat kontraktore të kontraktuesit që rrjedhin nga zgjatja e kohës, por megjithatë përfaqëson një shumë që kontraktori e konsideron më pak se shuma e tij e vërtetë dhe pranohet si vullnet i mirë dhe në ndjekje të ekzekutimit të suksesshëm të projektit, për shmangien e dyshimit.

Kjo shumë e shlyerjes nuk përcakton një referencë për pretendimet e ardhshme të kontraktorit, të cilat mund të lindin dhe për të cilin është kontraktuar, dhe ka të drejtë sipas kontratës që do të bëhet në përputhje me shpenzimet aktuale të kontratës.

Ndërsa, fajin për humbjen e 53 milionë eurove nuk po e pranon asnjëri ministër i Infrastrukturës.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj fajin për humbjen e 53 milionëve e ka hedhur tek ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku. Sepse, sipas tij Zharku ka mundur t’i kryej obligimet financiare ndaj kompanisë Bechtel-Enka, derisa sa ishin në vlerë më të ulët.

“Ish Ministri e ka pasur rastin që atë 14 milionëshin e famshëm të mos i jep rastin të bëhet 63 (që më pastaj pas negociatash të pandalshme është ulë në 53 milionë, e që rrjedhimisht do të jetë 45, sepse 18 % TVSH indirekt do t’i kthehet prapë buxhetit të shtetit) kur ka qenë në vendin ku jam unë sot, nuk ka ndërmarr asgjë dhe tani më së paku ka të drejt të thotë gjera të tilla që kinse unë i paskam ik ndonjë takimi eventual me te”, kishte deklaruar ditë më parë Pal Lekaj.