Punëtorët e Trepçës thonë se kërkesat e tyre s’u përfshin në statut, protestohet në Stantërg

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 12:20 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Projekt-Statutin e ndërmarrjes “Trepça”.

Kryetarja e komisionit Sala Berisha – Shala, ka kërkuar që të mos zvarritet miratimin Ligjit dhe funksionalizimi i ndërmarrjes Trepça, raporton Ekonomia Online.

“Jemi para një faze të cilën njëra ndër të arriturat është edhe miratimi i Ligjit për Trepçën. Ligji është miratuar në tetor të vitit 2016, tani jemi në vitin 2018 dhe ligji ende s’ka hyrë në fuqi, tani është para nesh të mos zvarrisim miratimin e ligjit dhe funksionalizimin e ndërmarrjes”.

Komisioni u pajtua që t’i shqyrtojë nenet një nga një. Kryetari i Bordit të Ndërmarrjes Trepça, Ardian Syla, bëri të ditur se draft statutin e kanë dërguar në MZhE dhe tani presin që të kalojë në procedurat tjera.

Ai deklaroi se ky statut duhet të kalojë sa më shpejtë në mënyrë të hapet rruga për regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare.

“Ne kemi pasur takime intensive lidhur me kryerjen e detyrave, prioritet e kemi pasur draftimin e draft-statutit. Kisha propozuar që për shkak se e kemi shterrur debatin në bord, mendoj se duhet të shkojmë nen për nën për nenet kontestuese mes bordit dhe përfaqësuesve të sindikatës. E kemi dorëzuar statutin në MZhE dhe presim të kalojë në proceduarat e mëtutjeshëm. Ky statut të kalojë sa më shpejt që ti hapet rruge regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare”.

Përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve dhe minatorëve në Bordin e Trepçës, Shyqyri  Sadiku, ka thënë se draft statuti nuk është punuar nga bordi, por nga MZhE-ja dhe sipas tij, kjo është shqetësuese.

Ai ka thënë se ka pasur disa vërejtje në statut dhe bordi i bërë ndryshimet në statut pa pasur kuorum dhe kjo, tha ai, është shkelje ligjore.

Sadiku shtoi se bordi nuk ka futur në statut asnjë kërkesë të sindikatës. Sadiku bëri të ditur se punëtorët kanë protestuar për një orë në Stantërg dhe se kjo sipas tij, do të vazhdojë edhe nesër.

“Ky draft statut nuk është punuar nga bordi por është ardhur prej MZhE dhe Qeverisë. Ky ka qenë shqetësimi ynë. Kanë qenë dy vërejtje por prapë MZhE dhe qeveria ia kanë kthyer mbrapa edhe bordi i ka bërë ndryshimet pa kuorum dhe kjo është shkelje ligjore. Asnjë vërejtje bordi se ka pa të arsyeshme me i fut kërkesat e sindikatës në statut. Ligji e obligoj draftimin e draft statutit e jo të marrë nga dikush tjetër. Asnjë here s’ka gjetur kohë të takohet me sindikatën derisa është dorëzuar draft statuti. Sot një ore është protestë në Stantërg, do të vazhdojë edhe nesër dhe nuk e dimë se ku do të na qojë kjo rrugë”.

Kryetarja Shala – Berisha tha se nuk është e mundur që Qeveria të sjellë një dokument me shkelje procedurale.

Ibrahim Rexhepi nga MZhe, deklaroi se është e rëndësishme që të përfundojë puna sa më shpejte sepse ka pasur vonesa.

“Besoj që është interes që të kryhet puna sa më parë sepse ka pas vonesa. Për shkak të tyre qasja e ministrisë ka qenë qe te formohet dokumenti por kjo qasje po keqpërdor mos të them po manipulohet”.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka pasur vonesa më emërimin e  anëtarëve të bordit dhe nuk mund të pritet nga komisioni që brenda një mbledhjeje të miratojë statutin.

Ajo ka thënë se nuk ka shans që në këtë mbledhje të miratohet statutin.

“Z. Rexhepi keni marre qeverinë në shtator dhe s’mund te neglizhohet puna për 9 muaj  dhe pastaj tu bëhet presion deputetëve. Draft statuti s’ka shans të kalojë sot në komision sepse kemi vërejtjet tona. Vonesa ka pasur në emërimi  e anëtarëve të bordit dhe mos pritni me kryer ne punën brenda një mbledhje. Ejani të gjejmë konsensus që punëtoret të jenë të kënaqur”.

Deputetja Hykmete Bajrami dhe kryetarja e komisionit kanë pasur një polemikë rreth statutit. Deputetja Bajrami tha se ka gabime në referime.

“Ka gabime sepse këta i referohen ligjit të vjetër për shoqëritë tregtare. Ligji i ri ka hyrë në fuqi. Po moralizon se gjithçka është në rregull”.

Kryetarja Berisha-Shala, iu kundërpërgjigj Bajramit, raporton EO.

“Ti ke qenë ministre oj zojë dhe e vëren këtë sens…”

Deputetja Bajrami ka thënë se nuk duhet që asete të Trepçës të lihen jashtë.

“Për me zgjidh çështjen e aseteve te çështjes është dashtë që një elaborat i Trepçës me qenë aneks i statutit. S’guxojmë me pas asete që lihej jashtë. Me qenë lista e aseteve prej A deri në Zh e përfshirë. Në këtë mënyrë punëtorët e kishin ditur se pronar të kujt asete janë.”

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, tha se askund nuk përmenden asetet e Trepçës që janë jashtë Kosovës.

“Duhet me u definua qartë cili është kapitali themeltar i Trepçës. Të futen të gjitha sepse askund s’po përmenden asetet e Trepçës që janë jashtë Kosovës.  Të dihet çka nënkupton 20 për qindëshi për punëtorët”.

Të ngjashme