Putin: Monedhat digjitale përbëjnë “rrezik serioz”

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 08:45 | Nga

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për rregullimin e monedhave digjitale, siç është bitcoin, duke thënë se këto monedha përbëjnë “rrezik serioz”.

“Monedhat digjitale lëshohen nga një numër i pafund i entiteteve të panjohura”, tha Putin duke shtuar se “ blerësit e këtyre monedhave mund të përfshihen në aktivitete të paligjshme”.

Ai mëtutje tha se monedhat digjitale mund të përdoren për shpërlarje të parave, evazion fiskal dhe për financim të terrorizmit.

Vladimir Putin, bëri thirrje për “rregullim të ambientit” të bazuar në eksperiencat ndërkombëtare që mbrojnë interesat e bizneseve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme