Qendra e Thirrjeve në ATK me dy module të reja

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 14:09 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se që nga ky muaj, Qendra e Thirrjeve do ta fillojë përdorimin e dy moduleve, për menaxhimin e jodeklaruesve dhe për menaxhimin e kampanjave.

“Këto dy module janë zhvilluar nga zyrtarë të teknologjisë informative të ATK-së,  bazuar në kërkesat e parashtruara nga Qendra e Thirrjeve.

Përmes modulit për menaxhim të jo-deklaruesve do të menaxhohen të gjithë tatimpaguesit jo-deklarues për të gjitha llojet e tatimeve, për të cilat kontaktohen nga Qendra e Thirrjeve. Ndërsa, përmes modulit për menaxhim të kampanjave do të kontaktohen tatimpaguesit për çështje të ndryshme tatimore.

Zhvillimit të këtyre dy moduleve mundëson caktimin automatik të rasteve të punës për punëtorë, kërkimin e  tatimpaguesve përmes numrit të rastit, numrit fiskal, emrit, regjionit, ekipit, statusit të rastit në aplikacion, operatorit, llojit të tatimit, datës e hapjes prej deri, të shohim detajet e rastit, regjistrimin dhe dokumentimin e bisedës me tatimpaguesin etj.

Qendra e Thirrjeve është e përkushtuar në përmbushjen e misionit te saj,  që të kontaktoj dhe të komunikoj me tatimpaguesit, si dhe t’ju ofroj shërbime profesionale, unike dhe të sakta të gjithë atyre tatimpaguesve që e kontaktojnë QTH për të marrë informat lidhur me tatimet”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme