Qeveria e Kosovës e përkushtuar për rimëkëmbjen e Trepçës

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 12:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka pritur në takim minatorët e “Trepçës” me rastin e përmbylljes së “Javës së Minatorëve” ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Kryeministri Mustafa tha se ky takim ka të bëjë për të diskutuar për problemet e juaja.

“Kontributi i minatorëve të Trepçës ka qenë i rëndësisë esenciale në të gjitha proceset e ndërtimit të Kosovës, edhe në proceset e pavarësisë edhe të lirisë së Kosovës edhe janë çështje të cilat i vlerësojnë jo vetëm qytetarët e Kosovës po i vlerësojnë të gjithë në Kosovë. Tash neve na mbetet që të bëjmë përpjekje maksimale që Trepçën ta rikthejmë natyrisht ta kthejmë në një dimension të ri sepse është vështirë që me kopju gjendjen në të cilën ka qenë përpara por tash duhet të bëjmë diçka të re sepse kemi të bëjmë me tregje të reja , me teknologji të re , me dije të reja edhe me ju bashkërisht që atë ta bëjmë’, ka thënë kryeministri Mustafa.

“Tash është koha kur ‘Trepça’ duhet të rimëkëmbët. Jemi në studim të fizibilitetit dhe pastaj do të shohim cila është mënyra më e mirë e financimit. Duhet të diskutojmë bashkë dhe ta gjejmë rrugën e duhur”, ka theksuar Mustafa.

Drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava theksoi se si çdo vit edhe sivjet janë munduar që ta mbyllin epopenë e kësaj ngjarje.

“Është emergjente që Ligji të zyrtarizohet në aspektin e obligimeve që dalin. Në këtë periudhë të tranzicionit kemi bashkëpunim të plotë me MZHE-në”, tha drejtori Tmava, duke theksuar se janë të gatshëm që t’i marrin të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat që u takojnë.

Kurse zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi theksoi se puna e minatorëve është shembull i mirë si duhet dhe si ruhet vendi.

“Natyrisht që Ligji ka qenë i konsultuar në plotëni, dhe mendoj që edhe udhëheqja që e ka bërë kryeministri, por edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovës, ka krijuar një bazë të mirë për punë të re, për aktivitete të reja dhe për një riorganizim të plotësishëm të Trepçës. Në këtë drejtim, në radhë të parë është vullneti i Qeverisë që të jeni pjesëmarrës aktiv, por në anën tjetër, jeni edhe sipas Ligjit, pjesëmarrës në proceset e mëtejme që do të zhvillohen në Trepçë. Ne do të kemi gatishmërinë e plotë që ta ndihmojmë Trepçën, dhe pastaj Trepça ta ndihmoj edhe Buxhetin e Kosovës, ta ndihmoj ekonominë e Kosovës në tërësi. Ne ju përgëzojmë për “Javën e Minatorëve”, ju dhe të gjithë minatorët, ata që tani në pension, por edhe familjet e atyre që janë të ndjerë dhe presim që bashkërisht të punojmë në vitet që po vijnë, për ta ringjallur edhe më shumë Trepçën dhe për ta kujtuar Trepçën për kontributin e saj, por mbi të gjitha, për zhvillimin ekonomik që do ta kemi bashkërisht” , tha zëvendëskryeministri Kuçi.

Kurse ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se e mira është që pas një periudhe kanë arritur në një pikë që kanë të njëjtën rrugë dhe të njëjta qëllime.

“Viti 2015 ka qenë vit i shpëtimit nga likuidimi i Trepçës. Viti i kaluar ka qenë vit i zgjidhjes ligjore dhe ky vit do të jetë vit i zgjidhjeve ekonomike dhe sociale. Të gjitha këto lidhen me zbatimin e ligjit, por edhe me derën e cila është hapur, në mënyrë që ne të kemi mundësi edhe për pjesën e investimeve kapitale. Mbetet që këtë vit, pasi të përfundojë fizibiliteti, të përgatitet Strategjia dhe në funksion të zbatimit të Ligjit, ne ta bëjmë bordin, statutin dhe ta regjistrojmë ndërmarrjen”, tha ministri.

Të ngjashme